Nevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.
Author: Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri
“Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”
Author: Eroll Nesimi
Reveiwers: Ekrem Avdiu
Agjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i ditës së Xhuma të vetme, agjërimi i gruas pa lejen e burrit, agjërimi i bajrameve, agjërimi i ditëve të teshrikut dhe një apo dy dite para muajit të Ramazanit dhe për fund agjërimi i muajve në bazë të radhitjes së tyre vjetore.
Author: Sedat Islami
Reveiwers: Driton Lekaj
Artikuj të shumtë, udhëzime të ndryshme, përfshirje e suksesshme e një sërë tematikash që lidhen me Ramazanin dhe agjërimin e tij. Ky libër i përzgjedhur ju mundëson të njiheni me një sërë dispozita, urtësi dhe meditime rreth këtij muaji të bekuar.
Author: Një Grup Hoxhallarësh
Reveiwers: Driton Lekaj
Libërth i cili përmban një pasqyrë të shkurtë rreth gradave të fesë Islame: Islamit (nënshtrimit përmes veprave të dukshme) dhe kushteve të tij, Imanit (besimit) dhe kushteve të tij si dhe Ihsanit (bamirësë).
Author: Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës
Translators: Ahmed Kalaja
Publisher: Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Në këtë libër përmenden parime dhe rregulla islame shumë të rëndësishme që u vlejnë të gjithë muslimanëve, në çdo kohë dhe vend, e veçanërisht kur ata kalojnë sprova të rënda që rrezikojnë unitetin dhe bashkësinë e tyre fetare. Dijetari në parathënien e librit të tij flet për rrezikun e fitneve, dobitë e ndjekjes së këtyre rregullave dhe argumentet në të cilat i ka mbështetur këto rregulla dhe më pas ka përmendur nëntë rregulla. Që të gjitha na japin një panoramë të shkurtër dhe të përmbledhur se si muslimani gjatë gjithë jetës së tij duhet të ketë vetëkontroll në pajtim me rregullat e fesë, si duhet të vlerësojë njerëzit dhe situatat, për t’iu ruajtur sa më shumë gabimeve dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut.
Author: Salih b. AbdulAziz Ali Shejh
Translators: Justinian Topulli
Publisher: Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org